Ushqimet për linjën vitale sipas recetës së Jennifer Anistonit

  • 17 January 2019 - 17:04
Ushqimet për linjën vitale sipas recetës së Jennifer Anistonit

Jenifer Aniston (49 vjeçe) është promovuese e ushqimit të shëndetshëm dhe të shijshëm me ndihmën e të cilit rri në formë dhe ruan linjat e saj vitale. Aktorja nga Hollivudi jo shumë moti ka zbuluar se cilat janë shqimet që në secilin moment i hasim në frigoriferin e saj. "Gjithmonë kam artiçok që janë të shkëlqyeshme kur janë të ftohta. I përfshij në mustardë. Kjo është shujtë shëndetshme dhe e shkëlqyeshme. Detyrimisht mbaj edhe perime si selino dhe tranguj. Këto janë ushqimet që i konsumoj dhe i dua", ka thënë ajo. Në një intervistë ajo ka zbuluar se çfarë konsumon më shpesh kur të zgjohet në mëngjes. "Porsa të zgjohem konsumoj ujë të ngrohtë me limon. Më pas ha vezë dhe avokado. Ky është ushqimi im i preferuar", thotë Anistonva. Vezët dhe avokado janë kombinimi i përsosur për mëngjes që ofrojnë gjithë energjinë e nevojshme për pjesën tjetër të ditës. Mund t'i përgatitni në shumë mënyra, e një prej tyre janë vezë të fërguara me avokado. Thjesht përgatitni ashtu si zakonisht i bëni. Mund të shtoni pak piper dhe vaj ulliri. "Pire" nga avokatë mund të përgatitet lehtë me vezën në sy.

 

(Kosova Sot)