Lajme të mira për të gjithë ata që pëlqejnë çokollatën e që i mundon kolla

  • 17 January 2019 - 17:06
Lajme të mira për të gjithë ata që pëlqejnë çokollatën e që i mundon kolla

Disa mjekë kanë theksuar teorinë se çokollata më mirë ndihmon në heqjen e problemeve me frymëmarrjen dhe problemet me kollë sesa shurupi. Mjeku për sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, Alyn Morice, për "Sun" ka shpjeguar përse beson në një teori si kjo. Ky mjek pohon se si ka bërë një hulumtim në të cilin kishin marrë pjesë 163 njerëz që kishin ndier dallim të dukshëm në frymëmarrje dhe në zvogëlimin e kollës, pasi që për disa ditë rresht kishin konsumua çokollatë. Por, ai nuk është i pari që për çokollatën flet si për ilaç. Në fakt, para disa viteve në një universitet të Londrës është zbuluar se si kakao ka ndikim më të madh në shërimin e kollës sesa vetë shurupet kundër kollës. - Ekzistojnë dy arsye përse çokollata mund t'i pakësojë dhimbjet në fyt. E para është mundësia se çokollata, si dhe mjalti, formojnë një shtresë mbrojtëse në fyt, kështu që më pak irritohet dhe shkakton kollë. Teoria e dytë është se çokollata përmban teobrominë, që ndalon kollën.

 

(Kosova Sot)