Gjalpi nga kikirikët duhet të jetë një nga ushqimet tuaja të preferuara

  • 18 January 2019 - 09:47
Gjalpi nga kikirikët duhet të jetë një nga ushqimet tuaja të preferuara

Gjalpi i kikirikëve është përplot me nutriente që e ruajnë shëndetin, përmban shumë vitamina E, magnez, hekur dhe vitamina B6, e studimet tregojnë se personat që e konsumojnë rregullisht shumë më pak janë të rrezikuar nga diabeti, tipi 2. Kikirikët po ashtu përmbajnë fibra, që janë shumë të dobishme për funksionin e zorrëve dhe të tretjes.

Nëse dëshironi që të ulni rrezikun nga kanceri në zorrë të trashë, si dhe nga formimi i gurëve në idhcë, ju propozojmë që gjalpin e kikirikëve ta konsumoni më shpesh. Kalciumi dhe vitamina D që janë me bollëk në kikirikë kontribuojnë edhe në shëndetin e dhëmbëve dhe të eshtrave, e kjo vlen edhe për gjalpin nga kikirikët.

Në këtë mënyrë, për një periudhë të gjatë kohore do ta ulni rrezikun që të prekeni nga osteoporoza. Gjalpi nga kikirikët tkurr oreksin dhe ndihmon humbjen në peshë, e mbron zemrën, e forcon sistemin imun.

(Kosova Sot)