Kjo është përzierja që heq helmet nga trupi i njeriut

  • 18 January 2019 - 08:09
Kjo është përzierja që heq helmet nga trupi i njeriut

Nëse zorrët tuaja nuk funksionojnë si duhet, ato edhe nuk zbrazen rregullisht, e kjo do të thotë se në trupin tuaj do të ketë mbetje të helmuara. Prandaj, organizmi nuk mundet të absorbojë shumicën e substancave shëruese, e kjo e dobëson sistemin imun dhe e bën më të prirë ndaj sëmundjeve. Duke e konsumuar këtë lëng mund t'i pastroni zorrët, por edhe të parandaloni zhvillimin e zorrës së trashë

Përbërësit:

gjysmë kilogrami karota; gjysmë kilogrami panxhar; 1 grusht kajsi të thata; 1 grusht rrush; 1 lugë mjaltë.

Përgatitja:

Karotën dhe panxharin e copëtoni imët dhe i vendosni në enë. Vloni ujin në një enë dhe buloni perimet. Më pas shtoni kajsitë e copëtuara dhe rrushin. E vendosni në zjarr dhe porsa të vlojë e hiqni nga aty. E ruani në vend të ftohtë. Pini tri herë në ditë nga një gotë, para shujtave.

(Kosova Sot)