Pastroni zorrët me këtë lëng, aty ku secila sëmundje e ka fillin

  • 18 January 2019 - 15:29
Pastroni zorrët me këtë lëng, aty ku secila sëmundje e ka fillin

Që moti filozofi grek Hipokrat ka pohuar se të gjitha sëmundjet fillojnë nga zorrët. Kjo kurrë nuk ka tingëlluar edhe aq e vërtetë si sot, kur kaq shumë njerëz vuajnë nga kanceri në zorrë të trashë. Nëse zorrët tuaja nuk funksionojnë si duhet dhe nuk zbrazen rregullisht, në trupin tuaj mbesin mbetjet e helmuara, që më pas depërtojnë në organizëm dhe ju helmojnë nga brenda. Nëse për kohë të gjatë konsumoni ushqim të përzhitur, të ndryshëm dhe ushqim industrial, të mbushur me helme dhe aditivë, muri i zorrës tuaj të trashë është i prirë për t'u forcuar me mukozë dhe baktere të dëmshme. Për këtë arsye, organizmi juaj nuk mund të absorbojë shumicën e substancave ushqyese, e kjo në masë të madhe e dobëson sistemin tuaj imun duke e bërë më të ekspozuar karshi sëmundjeve të ndryshme. Prandaj, rruga deri te shëndeti arrin përmes zorrëve të pastruara. Shenjat që tregojnë se zorrët tuaja janë ngarkuar me substanca të helmuara janë: Kapsllëk, ngërçe në stomak ose në zorrë, kandisë, inflamacion në fshikëz ose në veshka, aromë e keqe nga goja, kërpudha në shputat e këmbës. Për t'i ofruar vetes një detoksikim të detajuar dhe për ta forcuar krejt organizmin, provojeni këtë recetë që vjen si formë e shërimit natyral.

Lëngu përpastrimin e zorrëve

Me konsumimin e këtij lëngu jo vetë  m se do të mund t'i pastroni zorrët, por edhe do të parandaloni zhvillimin e kancerit në zorrë të trashë. Përdorni vetëm përbërës ekologjikë dhe të kultivuar në mënyrë natyrale, sepse në të kundërtën vetëm sa do të konsumoni më shumë helme. Përbërësit: ½ kg karota, ½ kg panxhar të freskët, 1 grusht kajsi të thata, 1 grusht rrush të thatë, 1 lugë të madhe mjaltë. Përgatitja: Karotën dhe panxharin i copëtoni imët dhe më pas i derdhni në një enë. Vloni ujin në një enë tjetër dhe me të mbuloni perimet, kështu që uji të jetë dy gishtërinj sipër perimeve. Më pas shtoni kajsitë e thata dhe të copëtuara dhe rrushin e thatë. E vini në zjarr, e porsa të ketë vluar, e hiqni enën nga zjarri. Kur të jetë ftohur, në lëng shtoni 1 lugë mjaltë. E vendosni në hapësira të ftohta dhe e lini të pushojë për rreth 12 orë. Lëngun më pas e kulloni dhe e ruani në frigorifer. Tri herë në ditë merrni nga gjysmë gote, dhe atë para shujtave. Pjesët e pemëve dhe të perimeve po ashtu mund t'i konsumoni ndaras, ose mund thjesht t'i shtoni në gjellë. Në mënyrë që kjo recetë të ketë efektin e vet pastrues, këtë recetë ta aplikoni për një muaj rresht. 

(Kosova Sot)