Çaji çudibërës

  • 20 January 2019 - 09:20
Çaji çudibërës

Çaji është i shkëlqyeshëm për shëndetin, por se duhet pasur kujdes në cilësinë e çajit të cilin e konsumoni, sidomos kur bëhet fjalë për çajin e zi, i cili çaj është një prej më të mirit dhe më të shëndetshmit. Pos kësaj, është oksidues i vërtetë, ka plot shije dhe është 'kundërshtari' i vërtetë i kafesë. Vetitë e tij të dobishme i ndjeni kur të filloni ta konsumoni.

Dobitë kardiovaskulare

Studimet kanë treguar se ky çaj pakëson problemet kardiovaskulare, sepse antioksiduesit me të cilët është i pasur të cilët e pakë- sojnë kolesterolin, pastaj riparojnë dëmtimet te sistemi i gjakrrjedhjes, muret e arterieve dhe pakësojnë edhe rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Parandalon kancerin

Çaji i zi parandalon formimin e materieve potencialisht të rrezikshme për kancer dhe kështu parandalon shfaqjen e disa llojeve të ndryshme të kancerit, si kanceri i vezoreve, kanceri i mushkërive, ai i prostatës si dhe parandalon kancerin në zorrë të trashë dhe fshikëz. 

(Kosova Sot)