Pastrojini arteriet, hidhini yndyrat: Kjo përzierje garanton zemër të shëndetshme

  • 20 January 2019 - 08:10
Pastrojini arteriet, hidhini yndyrat: Kjo përzierje garanton zemër të shëndetshme

Ky eliksir i fortë natyral shërben për pastrimin e arterieve të bllokuara, rregullimin e nivelit të lartë të yndyrës në gjak, parandalon plogështinë e organizmit, parandalon infeksionet dhe ftohjet, ndikon në forcimin e sistemit imun dhe forcimin e enzimave të mëlçisë, si dhe shkatërron radikalet e lira që shkaktojnë shumë sëmundje serioze.

Përbërësit:

4 thelpinj të mëdhenj të hudhrës, 4 limonë me lëvore, Një rrënjë të vogël xhenxhefili ose dy lugë xhenxhefil pluhur, 2 litra ujë.

Përgatitja:

Pastroni limonët dhe i copëtoni imët. Nëse nuk janë natyralë, shpëlani me uthull të tretur me ujë. Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe i vendosni në blender bashkë me limonët dhe me xhenxhefilin. Krejt bashkë i përzieni për të fituar një masë homogjene. Kështu, këtë masë të përzier e vendosni në një enë, hidhni ujin dhe e vloni. Porsa të fillojë të vlojë, e hiqni nga pllaka dhe e lini të ftohet. Përdorimi: Merrni nga një gotë (200 ml) për çdo ditë, së paku 2 orë para shujtës kryesore, ose në lukth të thatë.

(Kosova Sot)