Lidhja e hollë e shëndetit të zemrës dhe rreziku për sëmundje të sheqerit

  • 20 January 2019 - 08:08
Lidhja e hollë e shëndetit të zemrës dhe rreziku për sëmundje të sheqerit

Personat që i përmbahen shprehive të shëndetshme jetësore me ndikim në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, po ashtu i pret me pak rrezik për diabet, tipin 2, theksojnë ekspertët amerikanë.

Në hulumtimin e bërë në "Ohio State University", janë shfrytëzuar të dhënat e rreth 7.700 të anketuarve. Shtatë faktorët kyçë që e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetit, tipit 2, ishin aktiviteti i rregullt trupor, ushqimi i shëndetshëm, kujdesi ndaj masës trupore, kontrolli i shtypjes së gjakut, shmangia e duhanit dhe mbajtja në normale përqendrimin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak.

Personat që kanë përmbushur së paku katër nga këta kriter për 70 për qind më pak ishin të rrezikuar nga diabeti, tipi 2. 

(Kosova Sot)