Ushqimet që guxoni t'i pastroni para se t'i konsumoni dhe ato që nuk guxoni

  • 20 January 2019 - 16:07
Ushqimet që guxoni t'i pastroni para se t'i konsumoni dhe ato që nuk guxoni

Këto janë ushqimet që nuk guxoni t'i pastroni para përdorimit:

Mishi i pulës

Bakteret që jetojnë në sipërfaqen e lëkurës së mishit të pulës mund të jenë fatale për njerëzit. Bakteri salmonela është një prej më të pranishmëve, e shumica mendojnë se me pastrim e largojnë. Në fakt, në këtë mënyrë vetëm sa e përhapni bakterin. 

Image

 

Kërpurdhat

Kurrsesi mos i vendosni nën ujë e as mos i piskatni me ujë. Larja e shpejtë e më pas një tharje me një peshqir është opsion i mirë. Me rëndësi është këtë ta bëni pak para se t'i gatuani.

Image

 

Arrat 

Duhet ta mbani në mend se arrat gjithmonë duhet pastruar. Kurrsesi nuk mund të jeni në gjendje ta dini se çfarë dhe nëpër çfarë kanë kaluar arrat derisa janë paketuar dhe derisa kanë arritur në tavolinën tuaj.

Image

 

Mishi i kuq

Ngjashëm sikurse edhe te mishi i pulës, pastrimi i mishit vetëm se e sjellë përhapjen e baktereve të dëmshme. Përdorni një shami në mënyrë që të fshini papastërtitë nga sipërfaqja e mishit të kuq.  

Image

 

Këto janë ushqimet që gjithsesi duhet pastruar para se t'i konsumoni:

Pemët dhe perimet e qëruara 

Kur qërojmë pemët apo perimet, gjithmonë rrezikojmë që të sjellim bakteret brenda. Pemët sikurse që janë bananet apo edhe shalqiri, por edhe pjepri, gjithmonë duhet të janë të pastruara. 

Image

 

Pemët e thata

Shumica besojnë se pemët e thata janë disa nga llojet më të ndotura të ushqimit që mundemi t'i konsumojmë. Kjo vlen për ushqimet që i blejmë në treg apo dyqan e me këto fruta situata nuk është aspak më e favorshme.

Image

 

(Kosova Sot)