Receta kundër kollës dhe pezmatimit të mushkërive

  • 21 January 2019 - 09:32
Receta kundër kollës dhe pezmatimit të mushkërive

Sezoni i gripit dhe ftohjeve është më aktiv se kurrë e në vend të shurupeve të blera, më mirë të përgatitni preparate vendore. Përbërësit në këtë preparat janë natyralë dhe në përgjithësi janë në kuzhinën tuaj (kurkumë, sherbelë, karafil dhe mjaltë), e së bashku përbëjnë preparatin për shërimin e kollës dhe pezmatimin e mushkërive. Sherbela liron bronket derisa xhenxhefili është përbërës natyral kundër pezmatimeve. Receta shtëpiake kundër kollës dhe pezmatimit të mushkërive.

Përbërësit:

1 qeskë çaj të gjelbër; 1/2 e lugës rrënjë xhenxhefili; 1/2 e lugës kurkumë; 1/3 e lugës trumzë; 2 lugë mjaltë; Lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni.

Përgatitja:

Qeskën e çajit të gjelbër e vendosni në një gotë me ujë të vluar paraprakisht dhe ia shtoni bimët tjera të përmendura më lart. I lini të gjithë përbërësit të qëndrojnë për disa minuta. Procedoni dhe ia shtoni mjaltin dhe limonin. 

(Kosova Sot)