Përse mandarinat janë kaq të shëndetshme?

  • 21 January 2019 - 15:01
Përse mandarinat janë kaq të shëndetshme?

Dy mandarina në ditë sigurojnë sasinë e nevojshme për vitamina C. Përmbajnë edhe betakarotinë, kështu që janë të dobishme edhe për shikim. Përmbajnë edhe proteina, minerale, fibra, karbohidrate, yndyra dhe një gërshetim me vitamina të tjera si: A, D, K, E, B6 dhe B12.

Aroma e mandarinës e stimulon trupin që të lirojë hormonet e lumturisë, kështu që ndikojnë si qetësues, përmirësojnë gjumin dhe zbutin stresin. Nëse lëngu i mandarinës aplikohet në fytyrë, shkatërrojnë bakteret që shkaktojnë puçrrat. Mandarinat janë edhe burim për antioksidues që shkatërrojnë radikalet e lira.

Për këtë arsye janë të shkëlqyeshme edhe për rigjallërimin qelizave trupore, me ç'rast e forcojnë sistemin imun.

(Kosova Sot)