Dieta për njerëzit me mbipeshë mesatarisht të lartë

  • 21 January 2019 - 19:43
Dieta për njerëzit me mbipeshë mesatarisht të lartë

Kjo dietë është ideale për personat që mesatarisht kanë kilogramë të tepërt dhe atë në rastet kur masa trupore nuk pakësohet ose pakësohet në mënyrë shumë të ngadaltë. E shkëlqyeshme është edhe për detoksim, sepse e përshpejton metabolizmin dhe normalizon pastrimin e zorrës së trashë dhe enëve të gjakut. Pas dietës treditëshe pasojnë gjashtë ditë pauzë kur duhet të ushqeheni në mënyrë të zakonshme, të shëndetshme. Nëse dietën e mbani gjashtë ditë, 12 ditë ushqehuni normalisht.

DITA E PARË: 7.30 h - 250 g pemë sezonale 11 h - nga 2 fik të thatë, kumbulla dhe kajsi, 2 lugë sytha gruri, 2 lugë përzierje fara të bluara të lirit, kungullit dhe susamit, një lugë flluska, një lugë vaj liri, gjysmë lug kakao, 10 bademë. Pauzë 4 orë pa ushqim dhe pije 16 h - Sallatë nga perime të papërpunuara sezonale të erëzuara me vaj ulliri dhe vaj liri, uthull molle ose lëng limoni. Në sallatë mund të shtoni edhe perime të bluara, spec të ëmbël të bluar, këri, kos të sojës ose jogurt. Pauzë 3 orë pa ushqim dhe pije 21 h - 250 g pije sezonale.

DITA E DYTË: 7.30 h - 250 g pemë sezonale 11 h - zamër si ditën paraprake Pauzë 4 orë pa ushqim dhe pije 16 h - sallatë sezonale nga perimet e papërpunuara me qumësht të sojës ose jogurt ose 'shake' me bimë nga 300 ml qumësht të sojës, orizit ose qumësht bimor, 5 hurma, nga 2 fik të thatë, kumbulla dhe kajsi, 2 lugë rrush të thatë dhe një banane. Pauzë 3 orë pa ushqim dhe pije 21 h - sallatë me pemë dhe një rend çokollatë të zezë me 70 për qind kakao.

DITA E TRETË: 7.30 h - 250 g pemë sezonale 11 h - 'milkshake' bimor (sipas recetës nga dita e parë) ose sallatë sezonale me lakër, panxhar me qumësht soje ose jogurt. Pauzë 4 orë pa ushqim dhe pije 16 h - sallatë nga perimet sezonale të erëzuar me vaj ulliri dhe vaj liri, uthull molle ose lëng limoni. Në sallatë mund të shtoni edhe perime natyrale të bluara, spec të bluar të ëmbël, piper dhe borzilok, kos të sojës ose jogurt. Deri 22 h - sallatë me pemë Nëse dëshironi që rezultatet të jenë edhe më të mira, secilën ditë fillojeni me një gotë lëng të pemëve ose limonadë të vakët. Në fazën e dytë merrni çaj për pastrimin e veshkave, zorrëve dhe mëlçisë.

 

(Kosova Sot)