Uji i vluar,vajrat eterike dhe masazhi,ndihmojnë në luftën kundër dhimbjeve të kokës

  • 22 January 2019 - 08:22
Uji i vluar,vajrat eterike dhe masazhi,ndihmojnë në luftën kundër dhimbjeve të kokës

P jesa më e madhe e popullatës botërore ka telashe me dhimbjet e kokës. Disa me migrenë, disa me dhimbjet që shfaqen si pasojë e sinuseve, e disa shkaku i shtypjes së gjakut. Nëse tashmë jeni lodhur nga tabletat dhe metodat e zakonshme, provoni të bëni dush me ujë të valë. Nëse nuk keni kohë për dush, futni një peshqir në ujë të ngrohtë dhe e përdorni si kompresës për ballë. Aroma e vajrave eterike, sidomos e livandës, mund ta qetësojë dhimbjen e kokës. Ngadalë bëni masazh ballit dhe shtrihuni në një dhomë të errët, të qetë dhe relaksohuni. Edhe një lloj tjetër i vajit që sugjerohet është vaji që ndihmon te migrena. Dehidrimi shpesh është shkaku kryesor i dhimbjeve të kokës. Pos se dehidrimi shkakton dhimbje të kokës, mund të shkaktojë edhe mundime dhe probleme me stomakun. Xhenxhefili njihet për përbërësit që ndihmon te dhimbjet e kokës, e shumë studimet e kanë dëshmuar se është shumë i shëndetshëm në këtë drejtim. Në rast se keni dhimbje të forta të kokës, copëtoni pak xhenxhefil dhe përzieni me ujë të vluar. Preferohet edhe t'ju bëni masazh kapakëve të syve dhe ballit me të.

(Kosova Sot)