Dieta e fundjavës: Pastrojeni organizmin dhe humbini 2 kilogramë për 3 ditë

  • 22 January 2019 - 17:24
Dieta e fundjavës: Pastrojeni organizmin dhe humbini 2 kilogramë për 3 ditë

Menyja e dietës së fundjavës përmban shumë pemë, perime dhe lëngje, si dhe kafe nga çikorja. Menyja ditore përmban midis 1.000 dhe 1.200 kalori, që është më pak se të ushqyerit normal, prandaj dieta nuk guxon të zgjatë më shumë se tri ditë. Kur ta përfundoni vazhdoni me ushqim të lehtë dhe të shëndetshëm, për të ruajtur kilogramët. Të rëndësishëm janë ananasi, çaji i gjelbër, çaji dhe kafeja nga çikorja. Ananasi ka shumë minerale, ujë, fibra dhe enzima. Çaji i gjelbër, që nuk përmban taninë apo kafeinë, heq helmet nga organizmi. E konsumoni të ftohtë më së miri në mëngjes dhe pasdite. Kafeja nga çikorja nuk përmban kafeinë, ka efektin e pastrimit dhe lirimit prej helmeve. Pakësoni konsumimin e kripës dhe piperit, dhe pini minimum një litër ujë e gjysmë në ditë. Bukën mund ta zëvendësoni me patate. Gjatë kohës së dietës mund të pini çaj nga qershitë ose çaj misri, që janë kundër celulitit.

E PREMTE: Kafjalli: Lëng grejpfruti, një gotë drithëra integrale. Zamra: Kafe nga çikorja, sallatë me kivi, portokall dhe dredhëza. Dreka: Sallatë nga anisi i ëmbël, supë me perime, "mocarela", një gotë lëng nga kivi. Darka: Pure nga fletat e qepës, file skumbri në tym,sallatë me patate, kivi.

E SHTUNË Kafjalli: 1 gotë kafe nga çikorja, dy rriska bukë të thekur. Zamra: 1 gotë çaj të gjelbër pa sheqer, një gotë me copëza ananasi të prerë. Dreka: Sallatë e përzier, makarona me perime, rriska ananasi. Darka: Supë me perime, mish gjedhi në zjarr, pa lëkurë, sallatë nga karota, një rriskë bukë integrale.

E DIEL Kafjalli: Jogurt, një gotë me drithëra të ndryshme. Zamra: 1 gotë çaj të gjelbër pa sheqer, dy keksë. Dreka: Sallatë të gjelbër, omëletë me vezë, domate dhe spinaq, një rriskë bukë integrale, mollë. Darka: Oriz me majdanoz, sallatë nga anisi i ëmbël, një rriskë bukë integrale, dardhë. 

 

(Kosova Sot)