Llojet e çajit që shërojnë aneminë

  • 17 February 2019 - 08:17
Llojet e çajit që shërojnë aneminë

Lëkura e zbehtë shfaqet në rastet e rënda të anemisë. Simptomat e saj kryesisht janë të paqarta dhe nuk vërehen. Kjo gjendje e çrregullon seriozisht cilësinë e jetës, sjell edhe komplikime serioze. Në vijim ju sjellim llojet e çajit që ndihmojnë te anemia.

Çaji nga arrat

Rreth 20 gjethe të freskëta të arrave i zieni në një litër ujë për rreth 15 minuta, më pas procedoni. Pini një gotë çaj si ky para shujtave, dy herë në ditë.

Çaji nga rrika

Me rreth 20 g rrënjë të rrikës të ziera në një litër ujë, e vloni të mbuluar për 20 minuta. E lini të kalojë natën. E procedoni. Pini 2 gota çaj në ditë midis shujtave.

Çaj nga hithrat e bardha

Rreth 25 g maja të gjetheve të thata i vendosni në një gotë ujë të vluar. E lini për 10 minuta, procedoni. Pini 2 gota në ditë midis shujtave.

(Kosova Sot)