Shurupi me xhenxhefil dhe vaj ulliri për t'i lehtësuar dhimbjet

  • 18 February 2019 - 14:59
Shurupi me xhenxhefil dhe vaj ulliri për t'i lehtësuar dhimbjet

S hurupi me xhenxhefil dhe me vaj ulliri është një nga ilaçet më të mira shtëpiake që lehtëson dhimbjet, falë vetive dhe përbërësve që përmbajnë. Vepron kundër inflamacioneve, si analgjetik dhe diuretik. Midis të tjerash, ky shurup ndihmon edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe trajton problemet tretëse. Xhenxhefili po ashtu karakterizohet nga vetitë ri-gjallëruese dhe prej afrodiziaku. Kjo rrënjë përdoret edhe si shtojcë për shumë shujta.

Minerale, vitamina dhe xhinxherol 

Xhenxhefili është burim për kalcium, vajra esenciale, aminoacide, fosfor dhe vitamina B dhe C, kështu që e forcon sistemin imun. Përbërësi i saj aktiv, xhinxheroli, redukton rrezikun për kancerin ovarial dhe at në zorrë të trashë. Është ekspoktorant për bronkit, astmë, grip dhe sëmundjet tjera respiratore. Nëse dëshironi të ndaloni me marrjen e tabletave kundër dhimbjeve, ky shurup me xhenxhefil dhe me vaj ulliri është një opsion ideal për t'ju lehtësuar nga dhimbjet.

Xhenxhefili: Ideal për stomak dhe zorrë 

Për më shumë, xhenxhefili ndihmon në trajtimin e dispepsisë, fryrjeve, ngërçeve në stomak dhe tretjen jo të mirë. Ky shurup është i përsosur në rast të helmimit me ushqim, infeksionet në zorrë e madje edhe dizenterinë bakteriale.

Shurupi me xhenxhefil dhe vaj ulliri

Përbërësit: 1 gotë me xhenxhefil të freskët (150 g); 1 gotë vaj ulliri (250 ml). Udhëzimet: Së pari, pastroni xhenxhefilin dhe e lini në një vend të thatë për rreth dy orë. Më pas, e vendosni vajin e ullirit në një enë tjetër. Pastaj, copëtoni xhenxhefilin dhe e bluani bashkë me lëvoren e tij. Pastaj, shtoni xhenxhefilin në enën e dytë me vaj ulliri dhe i përzieni mirë. E para-ngrohni në furrën e ngrohur në 300°F. Më pas, piqni përzierjen për dy orë. Kur të jetë ftohur përzierja, e kulloni për të hequr copëzat e xhenxhefilit. E kulloni mirë derisa të mos mbetet vaj. E ruani në shishe për t'u ftohur. Shurupi ka afat për gjashtë muaj.

Kundër cilave sëmundje vepron shurupi

Për të gjallëruar mendjen dhe trupin, mund të konsumoni dy deri tri pika në ditë. Nëse dëshironi t'i lehtësoni dhimbjet e artritit apo dhimbjeve në muskuj dhe në shpinë, derdhni 2-3 pika në vendet me dhimbje dhe bëni masazh. Nëse vuani nga diarreja apo gazrat, bëni masazh abdomenit tuaj. Nëse vuani nga sinuset apo dhimbjet në fyt, thithni avullin e tri pikave të ilaçit. Ky shurup ndihmon edhe te bronkiti, astma, kolla dhe gripi.

(Kosova Sot)