Llojet e çajit që ndihmojnë fytin e pezmatuar

  • 18 February 2019 - 15:43
Llojet e çajit që ndihmojnë fytin e pezmatuar

Çaji i gjelbër 

E vërteta është se ekziston një lloj i çajit për fytin e pezmatuar që mund ta keni në kuzhinën tuaj, bëhet fjalë për çajin e gjelbër. Përmbajtja me antioksidues këtë pije e bën shumë popullore në lehtësimin e pezmatimit të fytit.

Image

 

Çaji i xhenxhefilit

Secili e di se çaji i xhenxhefilit është i mirë për luftimin e fryrjes, të vjellave dhe tretjes jo të mirë. Një nga problemet që çaji i xhenxhefilit mundet ta zgjidhë është edhe pezmatimin e fytit. Kjo për faktin se përbërësit e tij ndikojnë në lehtësimin e dhimbjeve.

Image

 

Çaj shafrani

Shafrani është kushëri me xhenxhefilin që ka ngjyrë më të fortë që bie në sy. Mu për këtë arsye duhet ta konsumoni sa herë të keni dhimbje në fyt. Sikurse çaji i xhenxhefilit, çaji nga shafrani shëron fytin e pezmatimit falë faktit se lufton inflamacionet.

Image

 

Çaji i kamomilit

Nuk është sekret se çaji i kamomilit është i hatashëm për njerëzit që vuajnë nga tretja jo e mirë. Ky çaj zakonisht merret edhe nga ata që vuajnë nga pagjumësia dhe ankthet. Por, sa herë keni fyt të pezmatuar, çaji nga kamomili është ilaçi i duhur.

Image

(Kosova Sot)