Ilaçi shtëpiak, kundër dhimbjeve në shpinë dhe gjunjë

  • 19 February 2019 - 14:13
Ilaçi shtëpiak, kundër dhimbjeve në shpinë dhe gjunjë

Nëse shpina dhe gjunjët ju mundojnë për çdo ditë, e kjo dhimbje me kalimin e kohës pamundëson lëvizjen tuaj, është koha për një ilaç konkret.

Ju nevojiten: një paketim xhelatine (5 gramë) dhe një e katërta e gotës me ujë të ftohtë. Përgatitja: Në mbrëmje në një të katërtën e gotës me ujë të ftohtë përzieni një qeskë me xhelatinë dhe e lini deri në mëngjes. Përdorimi: Për çdo mëngjes, në lukth të thatë e konsumoni këtë masë xhelatine.

Pasi që shija ndoshta nuk është më e mira, lirisht mund të shtoni edhe një sasi lëng limoni, mjaltë apo edhe jogurt. Ky tretman duhet të zgjatë për rreth tridhjetë ditë, kështu që mundohuni që kurrë mos ta anashkaloni këtë tretman në mëngjes.

(Kosova Sot)