Ushqimet që duhet konsumuar kundër anemisë

  • 20 February 2019 - 15:26
Ushqimet që duhet konsumuar kundër anemisë

Pos se duhet t'i konsumoni këto ushqime të pasura me hekur, në menynë tuaj për të luftuar aneminë duhet të përfshini edhe vitaminën C, pasi që ndihmon në absorbimin e hekurit

Image

 

 Për çdo 100 gramë tërshërë që ju konsumoni, trupit tuaj i dërgoni minimum hiq më pak se 5 miligramë me hekur. Kështu, një gotë me tërshërë mundet të ju furnizojë me 50 për qind të nevojave të përditshme me hekur.

Image

 

Edhe mishi i kuq është i pasur me hekur. Për çdo 100 gramë mish të kuq, trupin tuaj e furnizoni me 3 miligramë hekur. Megjithatë, sigurohuni që mishi i kuq të cilin e konsumoni të mos jetë me shumë yndyrë.

Image

 

Një tjetër ushqim që mundet t'ju ndihmojë ta luftoni aneminë është fiku i thatë, i cili përmban 4.2 miligramë hekur për 100 gramë. Fiku i freskët po ashtu përmban hekur, por në sasi më të paktë: 0.6 mg për 100 gramë

Image

 

Kivi përmban shumë vitamina C , rreth 98 miligramë për 100 gramë. Megjithatë nuk ofron hekur, ofron shumë vitamina C, që i ndihmon trupit të njeriut që të absorbojë këtë mineral kur e merr nga burimet e tjera.

Image

 

Fëstëkët e luftojnë aneminë, kjo për faktin se përmbajnë 3.9 miligramë hekur për 100 gramë. Po ashtu, fëstëkët ofrojnë rreth 1.2 mg bakër për 100 gramë, që është një tjetër minerar, mungesa e të cilit mundet të shkaktojë aneminë.

Image

 

Panxhari ofron 0.80 mg hekur për 100 gramë. Po ashtu përmban edhe vitamina C dhe acid folik. Të gjitha këto kombinime nurientesh ju mbrojnë nga anemia. Në secilin rast, këshilloni një profesionist që ju ndihmon gjatë procesit të shërimit.

(Kosova Sot)