Këto fshehtësi ju mundësojnë ta ulni nivelin e kolesterolit

  • 21 February 2019 - 08:08
Këto fshehtësi ju mundësojnë ta ulni nivelin e kolesterolit

Kolesteroli i lartë mund të shkaktojë sëmundjet serioze, si sëmundjet e zemrës dhe problemet tjera kardiovaskulare. Prandaj duhet të aplikoni mënyra dhe metoda që ta ulni kolesterolin e lartë, të jetoni pa telashe. Duhet ta dini se trupi i njeriut ka nevojë për kolesterolin në mënyrë që të ndërtojë qelizat, por kolesteroli i tepërt e dëmton shëndetin.

Një nga mënyrat më të thjeshta është ta kontrolloni ushqimin, si dhe të ushtroni rregullisht. Arsyeja më e shpeshtë e rritjes së kolesterolit është konsumimi i ushqimeve të yndyrshme. Pra, përjashtimi i disa llojeve të ushqimit, si pitet me mish, salsiçet, gjalpi, djathi i fortë dhe keksët janë hap i madh në rritjen e kolesterolit. Në vend të tyre, duhet të ushqeheni me ushqime që përmbajnë yndyra jo të ngopura. Ushqimet e tilla janë pemët me lëvozhgë të fortë, farat, avokado dhe vaji bimor. 

(Kosova Sot)