Ilaçet e forta natyrale që mund t'i përgatitni në shtëpi

  • 22 February 2019 - 15:13
Ilaçet e forta natyrale që mund t'i përgatitni në shtëpi

Alergjitë 

Ambrozia edhe më tutje është aktive, kështu që ky çaj do të jetë më se i mirëseardhur. Ju nevojiten dy gjethe të hithrave, një rrënjë trumzë, një pjesë mëllagë e bardhë, pak kaçe dhe një e katërta e rrënjës së xhenxhefilit. Përbërësit i përzieni dhe i vendosni në kavanoz me kapak. Për një gotë çaj ju nevojitet një lugë përzierje e bimëve. Për efekte të shpejta konsumoni tri gota çaj si ky në ditë.

Dhimbjet e kokës dhe migrena

Dhimbjet e kokës janë më të shpeshta në periudhën e dimrit, kështu që dhimbjen mund ta zbutni me aplikimin e kremit nga specat pikantë: për këtë krem ju nevojiten tri lugë speca pikantë të bluar, një gotë vaj të ftohtë ulliri apo bademi dhe gjysmë gotë dyllë të bletëve. Përzieni specat e bluar me vaj dhe i lini të ngrohen në avull. Përzieni lehtë e pas dhjetë minutave shtoni dyllin e bletëve. E vendosni më pas në frigorifer për dhjetë minuta, e përzieni mirë. Në atë anë ku ndjeni dhimbje, e ofroni në zgavrën e hundës, andej ku ndjeni dhimbjet e kokës por edhe e aplikoni pranë vendit ku ndjeni dhimbje.

Infeksionet dhe inflamacionet e veshit

Inflamacionet janë me shumë dhimbje dhe me shumë vështirësi fëmijët i përballojnë. Një mënyrë për ta tejkaluar këtë dhimbje ndoshta në fillim ju duket edhe e pabesueshme. Bëhet fjalë për kripën në çorapen prej pambuku. Përgatitni një çorapë të bardhë prej pambuku, e madhe mjaftueshëm që majën ta lidhni në nyjë. Në njërën prej tyre hidhni një gotë e gjysmë kripë të imët deti. E lidhni fort sipër në nyjë, e vendosni në një enë të thellë me zjarr të mesëm. Shpeshherë e rrotulloni në mënyrë që çorapja të ngrohet njëjtë në të gjitha anët. Kur të jetë mjaftueshëm e ngrohtë, ia hidhni disa pika vaji eterik të livandës. Kur çorapja të ketë temperaturë të përballueshme, e aplikoni në vesh dhe e mbani aq sa keni nevojë.

Lëngu për heqjen e temperaturës

Një gotë ujë të ftohtë e vendosni në një enë, aty shtoni edhe tri pika vaji esencial të livandës dhe një pikë mente. Uji duhet të jetë i ngrohur në mënyrë që vaji eterik të shpërndahet mirë. Brenda vendosni një peshqir të vogël, e shtrydhni mirë dhe më pas e vendosni në ballë. Përsëriteni disa herë. Kur lëngu të arrijë temperaturën e dhomës nuk mbetet më për përdorim. 

(Kosova Sot)