Ari i verdhë që shëron shumë sëmundje

  • 14 March 2019 - 18:19
Ari i verdhë që shëron shumë sëmundje

Kurkuma ka prejardhjen nga Azia e jugut që i takon familjes së xhenxhefilit, derisa vetit e saj shëruese janë magjike. Nga rrënja e saj merret erëza me ngjyrën e fortë të verdhë. Është përplot me vitamina e minerale dhe përmban hekur dhe mangan, vitamina B6, kalium dhe fibra dietale. E mbron mëlçinë, përmirëson tretjen, pakëson fryrjet dhe përtërinë florën e zorrës. Efekti kundër kërpudhave mundet të ndihmojë në luftën kundër kandidës. Substancat e saj aktive kanë efekt unik kundër inflamacioneve dhe si antioksidues, shumica e theksojnë potencialin si terapi shtesë për kancer dhe 'HIV', diabet, artrit, sëmundjen e Alzhaimer-it dhe alergji të ndryshme. Kurkuma e bluar e pazier ka shije të fortë. Kurkuma e forcon dhe pastron gjakun, ul shtypjen e lartë të gjakut derisa konsiderohet si bimë të dobishme për femrat sepse stimulon punën e mitrës dhe pakëson dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Në një studim të vitit 2012, është dëshmuar se kurkumina ndikon në mënyrë më efikase se sa ilaçet te artriti.

 

(Kosova Sot)