Përse është e rëndësishme të hani një dardhë në ditë?

  • 15 mars 2019 - 15:27
Përse është e rëndësishme të hani një dardhë në ditë?

Dardhët pa kurrfarë dyshimi janë një nga pemët më të shëndetshme. Janë thesar i vërtetë me veti freskuese që nuk duhet lënë anash. Pra, përse mos ta hani nga një dardhë në ditë. Të gjitha llojet e tyre janë më të shëndetshme se tjetra, janë burim i mirë për ujë, fibra, vitamina dhe minerale.

 Dardhët përmbajnë vitamina A, B, C, dhe E, acid folik, fibra, kalium, minerale, sheqer, jod, hekur dhe kalcium. Dardhët kundër baktereve: Falë taninës dhe acidit kafeik, e mbrojnë trupin nga infeksione dhe sëmundje të ndryshme. Luftojnë radikalet e lira: Radikalet e lira janë substanca të dëmshme që sulmojnë qelizat, duke shkaktuar plakjen. Dardhët janë të pasura me antioksidues, duke i bërë të përsosura për të mbetur të rinj. Po ashtu, janë edhe fantastike si burim për vitamina C, e po ashtu edhe për vitamina

Dardhët kujdesen për zemrën: Kjo pemë ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut dhe parandalojnë pikën në tru. Ka sasi të madhe me fibra në dardhë, që reduktojnë kolesterolin e keq. Ndihmojnë në parandalimin e kancerit: Përmbajtja e tyre e lartë me antioksidues, bashkë me vitamina C, fibra dhe acid folik, dardhët i shndërrojnë në një pemë që krijon qelizat.

Pos të tjerash, dardhët rregullojnë kapsllëkun, rregullojnë tretjen. Në vijim ju sjellim një recetë të thjeshtë plot me nutriente për lëngun e shëndetshëm me të cilin duhet ta filloni ditën: Përbërësit e nevojshëm: Dy dardhë; Një gotë e gjysmë ujë; Një lugë mjaltë; Pak lëng limoni. Si ta përgatitni: Së pari, pastrojini dhe qërojini dardhët. Kur të jenë gati, secilën e ndani përgjysmë dhe e përzieni në blender. Kur lëngu të jetë gati, përzieni me ujë për të mos qenë shumë i trashë. Shtoni disa pika lëng limoni dhe një lugë mjaltë si ëmbëltues. 

(Kosova Sot)