Cili është fajtori kryesor që me kal imin e viteve shtojmë peshë më lehtë?

  • 15 mars 2019 - 15:29
Cili është fajtori kryesor që me kal imin e viteve shtojmë peshë më lehtë?

S humica kanë pasur mundësinë që të binden se me kalimin e viteve është më vështirë të humbet në peshë, e është e vështirë që kilogramët e humbur të mos kthehen përsëri. A keni menduar ndonjëherë se përse me kalimin e viteve trashemi më shpejt? Me fjalë të tjera, sa më e madhe të jetë masa muskulore, më shumë kalori shkrijmë. Masa muskulore fillon të zvogëlohet nga mosha 30 vjeçe, e ky proces përshpejtohet në të dyzetat. Provoni t'ju kushtoni vëmendje edhe këtyre gjërave dhe në këtë mënyrë ngadalësoni procesin e humbjes së masës muskulore:

1. Ushtroni së paku dy herë në javë, duke e shtuar intensitetin e ushtrimeve me kalimin e kohës.

2. Flini mirë, sepse gjumi trupit i mundëson që të pushojë dhe që muskujt të përtërihen.

3. Konsumoni ushqime të pasura me proteina pa yndyrë. Zgjedhja më e mirë e proteinave të tillë janë vezët, mishi i peshkut dhe prodhimet bimore, si pemët me lëvozhgë të fortë dhe farat.

(Kosova Sot)