Kripa tepricë sjell këto probleme

  • 19 March 2019 - 08:39
Kripa tepricë sjell këto probleme

Konsumi ditor i kripës preferohet të jetë midis 1,500 - 2,400 miligramë. Marrë parasysh se shumica e njerëzve e tejkalojnë, kjo sjell deri te këto probleme. 

Natriumi shton rrezikun për krijimin e gurëve në vesha. Konsumimi i sasisë së madhe të kripës kontribuon në mbajtjen e ujit derisa trupi tenton ta thyejë gjithë atë natrium.

Organizmi jonë është i krijuar që të heqë sasinë e madhe të ujit, duke filtruar gjakun në veshka e më pas nga gjaku ta largojë ujin.

Ushqimi i njelmët qëndron në organizëm, kështu që zemrës i duhet të pompojë më shumë gjak se zakonisht. Kjo shton më shumë tensionim dhe presion në organet e brendshme, dhe mund të shkaktojë probleme me zemër, pikën në tru, demencën, sëmundje kardiovaskulare dhe probleme të tjera.  Natriumi shkakton mbajtjen e ujit. Niveli i lartë i natriumit në organizëm shkakton mbajtjen e ujit në pjesë të ndryshme të trupit. Mund të shkaktohen të ënjtura në shputa, këmbë dhe duar. 

(Kosova Sot)