A mundet mjalti të zbutë simptomat e alergjive pranverore?

  • 19 March 2019 - 08:41
A mundet mjalti të zbutë simptomat e alergjive pranverore?

P ranvera është shumë afër, e me të vijnë edhe alergjitë sezonale, dielli e bari, por edhe hundët që nuk ndalojnë së rrjedhuri.

Kur ditët të zgjaten dhe koha të ngrohet, simptomat e alergjive pranverore janë pa mëshirë për njerëzit. Nëse vuani nga alergjitë pranverore, me gjasë keni tentuar t'i shëroni, por nuk ia keni dalë. Jemi të sigurt se keni provuar ilaçe të ndryshme, por asnjë prej tyre nuk kishte sukses në shtigje të gjata kohore. Por, përse mos të provoni me ilaçet vendore? Mjaltin, për shembull.

Edhe pse shumica besojnë se mund të ndihmojë te alergjitë, ekspertët nuk pajtohen me këtë fakt. Pos se ka shije të hatashme, legjendat urbane thonë se mjalti mund të zbutë simptomat e alergjive sezonale, pasi përmban polen nga hapësirat ku jetojmë. Edhe pse mjalti vërtet përmban polen, ai nuk përmban polen të caktuar nga ajri që shkaktojnë alergjitë sezonale, e që shpërndahen me ajrin. 

(Kosova Sot)