Çaji pranveror që pastron enët e gjakut dhe ushqen trupin

  • 19 March 2019 - 16:57
Çaji pranveror që pastron enët e gjakut dhe ushqen trupin

Disa herë deri më tani është dëshmuar se mjekësia popullore ka shumë përparësi. Kërkohet vetëm përkushtimi juaj në mënyrë që shëndetin tuaj ta vendosni në binarë. Prandaj, vetitë shëruese të arrave njihen për shumicën. Gjethet e arrave janë sidomos shëruese, prandaj mos harroni që gjethet apo fletët e para të arrave t'i shfrytëzoni për përgatitjen e çajit, i cili e pastron krejt organizmin. Fletët i arrës i thani. Më pas prej tyre përgatitni çajin. Çaji nga fletët e arrës pastron gjakun, përmirëson metabolizmin dhe shëron krejt trupin. Përdoret më së shumti 10 ditë dhe atë në pranverë. Fletët e arrës përmbajnë vitamina B1, glikozide, flavonide, karotinë dhe substanca tjera të dobishme. Ky çaj nga fletët e arrës pastron enët e gjakut, ul nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson metabolizmin. 

(Kosova Sot)