Pastroni mëlçinë, shkrini kilogramët: Për 30 ditë nuk do ta njihni trupin tuaj

  • 19 March 2019 - 18:38
Pastroni mëlçinë, shkrini kilogramët: Për 30 ditë nuk do ta njihni trupin tuaj

A e keni ditur se mëlçia është organi kryesor që kontribuon në humbje të shpejtë në peshë? Nëse mëlçia nuk punon normalisht, yndyrat sekretohen nga organizmi. 1. Për çdo mëngjes në lukth të thatë hani 1 thelb hudhër. Pasi që shumica e njerëzve ankohen për aromën e tyre, atëherë thjesht mund ta përpini me pak ujë. Hudhra e pastron mëlçinë në afat rekord. 2. Për çdo mëngjes krahas kafjallit hani një grejpfrut. Përmbajtja e lartë me vitamina C dhe antioksidues në të kontribuojnë në pastrimin natyral të mëlçisë. 3. Avokado është burim për aminoacidet omega 3. Është i shëndetshëm për zemër, e prodhon edhe substanca që shkatërrojnë yndyrat dhe helmet në trup. 4. Hikërrori është ushqim që duhet ta përfshini në menynë tuaj. Ajo rregullon metabolizmin, shkrin dhjamin. Hikërrori e mbron mëlçinë duke ndihmuar përmirësimin e hormoneve të caktuara. 5. Artiçoku hollon belin nëse e konsumoni për tridhjetë ditë. Përmban pak kalori, por është e pasur me minerale dhe vitamina. 6. Lëngu i panxharit dhe rrushit të thatë bën mrekullinë për trupin e njeriut. Pos se shkrin kilogramët, ky lëng pastron trupin nga helmet dhe dhjami i tepërt.

RECETA:

Përbërësit: 2,5 gota ujë (625 ml); rreth 300 g panxhar të freskët; 65 g rrush të thatë, lëngun nga dy limonë. Përgatitja: vloni ujin. Kur të ketë vluar, e hiqni nga pllaka dhe ia shtoni panxharin e pastruar të prerë në kubëza dhe rrushin e thatë. Më pas e mbuloni dhe e lini gradualisht të ftohet për rreth 45 minuta. Krejt këtë e hidhni në blender. Masës ia shtoni lëngun nga dy limonë. Ngadalë përzieni. E konsumoni këtë pije për 5 ditë rresht dhe në orët e mëngjesit.  

(Kosova Sot)