Sporti dhe hirra e forcojnë imunitetin

  • 20 March 2019 - 08:26
Sporti dhe hirra e forcojnë imunitetin

Ndryshimi i stinëve gjithmonë shkaktojnë rënien e imunitetin, kështu që duhet mund shtesë për të shmangur dobësimin e tij. Nëse do t’i aplikoni këshillat në vijim, do të jeni të shëndetshëm si dreri, e lodhja pranverore do t’ju shmangë.

Së pari, mundohuni që natën të flini shtatë orë pa ndërprerë, flini para mesnatës. Pastaj, ushtroni rregullisht me atë lloj të sportit që më së shumti ju shkon për shtati, sepse sa më aktiv që jeni fizikisht, imuniteti është më i mirë. Konsumoni ushiqmnin e pasur me fibra dhe aminoacidet omega-3, si salmon, arra, fara të lirit dhe farat çia si dhe sa më shumë pemë dhe perime sezonale.

Pini hirrë, është antioksidues i fortë që e forcon rezistencën e trupit në baktere dhe viruse. Hirra po ashtu përmirëson funksionimin e mëlçisë, ul shtypjen e lartë të gjakut dhe shton nivelin e serotoninës në tru. Konsumoni gjellë me domate, sepse glikopeni është antioksidues i fortë.

(Kosova Sot)