Ndaloni me pijet e gazuara, janë vdekjeprurëse

  • 20 March 2019 - 13:00
Ndaloni me pijet e gazuara, janë vdekjeprurëse

Nëse jeni adhurues i pijeve të gazuara dhe pijeve të ëmbla duhet të jeni të vetëdijshëm se ato shkaktojnë disa nga sëmundjet e rënda si diabeti, por edhe shkaktojnë grumbullimin e kilogramëve dhe mbipeshën.

Hulumtuesit nga Harvardi kanë treguar se njerëzit që pinë dy apo më shumë pije të ëmbëltuara në ditë, pije të gazuara, pije sportive, më shumë kanë gjasë të vdesin më shpesh në krahasim me ata që brenda ditës e kanë konsumuar një të tillë.

Në studim kishin marrë pjesë 100.000 meshkuj dhe femra dhe është dëshmuar se meshkujt që kanë konsumuar së paku 2 pije të gazuara për 29 për qind më shumë rrezikohen nga vdekja në krahasim me ata që e kanë konsumuar një të tillë.

(Kosova Sot)