Luleradhiqja pastron mëlçinë, zorrët dhe veshkat

  • 21 March 2019 - 08:33
Luleradhiqja pastron mëlçinë, zorrët dhe veshkat

L uleradhiqja dallon nga të gjitha bimët e tjera për nga përbërja unike për të pastruar organizmin e njeriut. Është në gjendje të pastrojë mëlçinë, sistemin e tretjes dhe veshkat. Posedon përbërës ushqyes që janë të dobishme për organizmin e njeriut. Luleradhiqja e aktivizon mëlçinë dhe stimulon prodhimin e vrerit, ndihmon në shërimin e sëmundjeve të traktit tretës. Luleradhiqja është laksativ natyral, që do të thotë se përdoret në luftën kundër tretjes së ngadaltë dhe kapsllëkut. Përdoret edhe për heqjen e gurëve nga veshkat. Përmban shumë hekur. Pastron gjakun duke hedhur toksina jashtë dhe përmirëson funksionimin e të gjitha organeve. Shërimi me luleradhiqen bëhet në formë të çajit të ngrohtë. Uji i vluar ia mundëson që bima t'i lëshojë dobitë e veta. Shërimi zgjat deri katër muaj. Më së miri t'i përdorni gjethet në sallatë, në këtë mënyrë mundësoni t'jua pastrojë mëlçinë, veshkat dhe zorrët.

(Kosova Sot)