Çfarë porosie thonë dhimbja në dhëmb dhe mishrat e dhëmbëv

  • 22 March 2019 - 14:24
Çfarë porosie thonë dhimbja në dhëmb dhe mishrat e dhëmbëv

Kushtojuni vëmendje dhëmbëve tuaj dhe mishrave dhe rregullisht vizitoni stomatologun për të shmangur telashet tjera.

 Gjingjiviti është një sëmundje më pak serioze e dhëmbëve. Në rastet më të shpeshta formohet me grumbullimin e pllakave në sipërfaqen e dhëmbit. Simptomat janë mishrat e skuqura dhe të irrituara të mishrave që mund të rrjedhin gjak gjatë pastrimit.

 Nëse gjingjiviti nuk shërohet si duhet, mund të zhvillohet parodontoza, që mund të përparojë me sëmundjet tjera të mishrave të dhëmbëve. Simptomat që shfaqen janë aroma e keqe nga goja, humbja e dhëmbit. Parodontoza në njëfarë mënyre e "han" sasinë e ashtit dhe dhëmbit.

Nëse përnjëherë dhëmbët fillojnë të jenë më të ndjeshëm, apo ndjeni dhimbje me rastin e përtypjes, kjo mundet të jetë shenjë për brengosje. Arsyeja kryesore për ndjeshmërinë e dhëmbëve është struktura e brendshme e dhëmbëve, smalti, që ekspozohen. 

(Kosova Sot)