Vuani nga niveli i lartë i sheqerit, humbjes së flokut dhe problemeve me eshtra, provoni këtë mrekulli të natyrës

  • 22 March 2019 - 15:39
Vuani nga niveli i lartë i sheqerit, humbjes së flokut dhe problemeve me eshtra, provoni këtë mrekulli të natyrës

A keni dëgjuar për pemën “tamarind”? kjo pemë vjen nga Afrika, sjell veti të shumta për shëndetin, ju numërojmë disa

Ndihmon te inflamacionet

Kjo pemë ka efekt të fortë kundër inflamacioneve, prandaj është e mirëseardhur te inflamacionet. Ka efekt kundër kërpudhave dhe kundër baktereve.

Problemet me nyjat

Pasi që përmban shumë vitamina, tamarinda është e shkëlqyeshme për nyjat. Ndihmon te inflamacioni i nyjave, por edhe te dhimbjet.

Forcon shikimin

Pasi që është e pasur me shumë vitamina A që zakonisht i hasim në karota, boronica dhe ngjashëm kjo pemë është e mirë për shëndetin e syve sepse e forcon shikimin

Ul sheqerin në gjak

Kjo pemë është e shëndetshme për personat që vuajnë nga diabeti sepse e ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak.

Shëndeti i flokut

Në mënyrë që floku juaj të jetë më i butë dhe më me volum, përdorni këtë pemë. Tamarinda po ashtu përmirëson rritjen e flokut.

(Kosova Sot)