Përse duhet të flini në ambiente të ftohta?

  • 23 March 2019 - 09:08
Përse duhet të flini në ambiente të ftohta?

Studimet më të fundit të bëra theksojnë se nëse flini në hapësira me temperaturë të ftohtë në masë të madhe e përmirëson cilësinë e gjumit. Ekspertët preferojnë që gjatë gjumit temperatura të jetë nga 15 deri 19 gradë celsius.

Një gjumë në hapësirat si këto me këto temperatura e ul mundësinë që të zgjoheni gjatë natës, që të rrotulloheni shumë pa gjumë dhe nuk do të keni gjumë të keq.

Trupi jonë fillon të ngrohet në mëngjes, e fillon të ftohet para mbrëmjes. Ne në fakt fillojmë të flemë atëherë kur temperatura e trupit fillon të bie, e nëse temperatura në dhomë është e ultë, më shpejt zhytemi në gjumë.

Nëse flini në një dhomë me temperaturë më të lartë se 21 gradë, trupi juaj nuk mund të sekretojë melatoninë, e mënyra e shëndetshme e gjumit dhe temperatura normale ndihmojnë në lirimin e hormoneve të stresit.

(Kosova Sot)