Trup si nga ëndrrat: Këto ushtrime fizike shkrijnë kaloritë

  • 24 March 2019 - 08:47
Trup si nga ëndrrat: Këto ushtrime fizike shkrijnë kaloritë

S ecili aktivitet fizik shkrin kaloritë që i sjellim në organizëm përmes ushqimit. Me aktivitetin e rregullt forconi formën dhe forconi muskujt dhe do të humbni në peshë.

Vrapimi bie në aktivitete më të thjeshta, sepse nuk kërkon ndonjë pajisje shtesë. "Një orë vrapim me shpejtësi prej 12,8 kilometra në orë shkrin 1.074 kalori te personi 90 kilogramë",thotë eksperti për Kris Raien. "Më së miri të filloni me një sprint prej 10 deri 20 sekonda, një minutë ecje ose vrapim të thjeshtë".

Notimi i rregullt mund të shkrijë 892 kalori për një orë (te një person 90 kilogramë). Vetë lëvizjet shkrijnë kaloritë, e kjo më shumë shtohet nëse uji është më i ftohtë se sa temperatura e trupit.

SË Nëse vendosni të ecni me një çantë në shpinë apo ecni nëpër pyll, për një orë mund të shkrini 637 kalori. Pesha shtesë në shpinë e shton fuqinë muskulore në pjesën e sipërme të trupit.

(Kosova Sot)