Ushqimi i grimcuar më i shëndetshëm në botë

  • 25 March 2019 - 08:59
Ushqimi i grimcuar më i shëndetshëm në botë

Fëstëkët janë një nga ushqimet e grimcuara të preferuara te shumë njerëz, e vetitë e tyre shëruese janë të shumta. Janë përplot me vitamina A, B6, C dhe E, që janë të rëndësishme për punën e zemrës, forcimin e sistemit imun, mbrojnë nga rrezatimet e dëmshme, të shkëlqyeshëm kundër kancerit dhe ruajtjen e sistemit nervor.

Janë të pasur me magnez, hekur, kalcium, fosfor, zink, mangan, kalium dhe bakër. Pos kësaj, përmbajnë edhe fibra që janë të nevojshme për shëndetin e traktit tretës. Prandaj u preferohen njerëzve që vuajnë nga anemia, sepse janë të pasur me hekur

. Pos kësaj, nëse vuani nga ngërçet në stomak, fëstëkët ju ndihmojnë t'i lehtësoni dhimbjet. Fëstëkët përshpejtojnë metabolizmin dhe rregullojnë kilogramët, e falë fibrave, proteinave dhe yndyrave shpejt krijojnë ndjenjën e ngopjes. Edhe pse fëstëkët kanë më pak kalori sesa pemët me lëvozhgë të fortë, mos e teproni me konsumimin e tyre. Fëstëkët luftojnë aneminë, rregullojnë peshën trupore, ulin kolesterolin e keq, pakësojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe mbrojnë shikimin.

(Kosova Sot)