Stomaku i fortë mund të jetë shenjë e sëmundjeve të rënda

  • 26 March 2019 - 13:26
Stomaku i fortë mund të jetë shenjë e sëmundjeve të rënda

Stomaku i fortë është si një bombë me sahat në stomak. Kjo do të thotë se jeni të prirë nga diabeti, sëmundjet e zemrës. Ja shkaktarët e mundshëm të stomakut të fortë.

Keni shumë shtresa dhjamore

Shkaktari i parë i mundshëm për një stomak të fortë janë shtresat dhjamore. Ato janë të vendosura në hapësirat midis organit në thellësinë e barkut dhe e shtyjnë murin barkut nga jashtë.

Rrini ulur shumë

Ushqimi dhe mënyra se si jetoni po ashtu luajnë edhe një rol të rëndësishëm. Mënyra ulur e jetesës po ashtu ndërlidhet me yndyrat e organeve të brendshme.

Problem mund të shkaktojnë edhe aktivitetet e pakta trupore, ushqimi me sasi të madhe të yndyrës dhe ushqimi i përpunuar.

(Kosova Sot)