Ju mundon lodhja pranverore, ja si ta mposhtni

  • 26 March 2019 - 13:29
Ju mundon lodhja pranverore, ja si ta mposhtni

Edhe pse të gjithë i gëzohemi arritjes së ditëve të ngrohta me pranverën, për dikë kjo stinë është e padurueshme. Për të ulur nivelin e stresit, ruani nivelin konstant të temperaturës në shtëpi, ashtu siç ju përgjigjet.

Mos e shtyni veten përtej kufijve të së mundurës, e ndryshimet e shpejta ndikojnë në stres për trupin. Dëgjojeni trupin për të përshtatur aktivitetet fizike. Bëni pauzë dhe pushoni.

Kaloni më shumë kohë me aktivitetet që ju pëlqejnë. Për të shtuar energjinë dhe për të mposhtur lodhjen e pranverës, pini shumë ujë, sepse uji ndihmon në heqjen e helmeve dhe e përmirëson punën e metabolizmit.

Nga ana tjetër, dehidrimi mund të shkaktojë dhimbje të kokës, lodhje, kështu që konsumimi i ujit ndikon në mposhtjen e lodhjes pranverore.

Ndihmojnë edhe shujtat e shpeshta e të lehta si dhe një dush me ujë të vakët. 

(Kosova Sot)