Kilogramët e tepërt ndërlidhen me migrenën

  • 27 March 2019 - 12:56
Kilogramët e tepërt ndërlidhen me migrenën

 Hulumtimi i ekspertëve italianë nga universiteti në Padovë ka lidhur kontrollin e mirë të peshës trupore me pakësimin e rasteve të migrenës.

Të dhënat janë marrë me analizën nga grumbullimi i 473 të anketuarve të prekur me migrenë. Humbja e kilogramëve të tepërt ndërlidhet edhe me zvogëlimin e kohëzgjatjes së intensitetit të migrenës. Lidhja ishte e pranishme edhe te adoleshentët, por edhe te personat e rritur.

(Kosova Sot)