Ushqimet që përkeqësojnë celulitin

  • 29 March 2019 - 14:24
Ushqimet që përkeqësojnë celulitin

Ekzistojnë tretman të ndryshëm dhe produkte për të hequr qafe celulitin. Por, para se të përcaktoheni për tretmanë, në vijim ju tregojmë se cilat janë ushqimet që e përkeqësojnë celulitin.

Image
Pijet e ëmbla

 

Pasi që pijet e tilla janë të mbushura me kalori, përfundimisht është ide e mirë që t’i eliminoni nga ushqimi juaj. Kështu që kurdo të ndiheni të etur, mos u përcaktoni për asgjë tjetër vetëm për një gotë ujë të thjeshtë.

 

 

 


 

Image
Buka e bardhë

 

Buka e bardhë edhe përmes miellit të bardhë në tortë, pjekurina dhe ëmbëlsira – trupin e njeriut e vërshojnë me kalori. Kjo nuk do të thotë se duhet ta hiqni nga përdorimi, por kur ta blini le të jetë mielli nga kokrra e grurit.

 

 

 

 

 

 

Image
Supa e konservuar

 

Pasi që është e përpunuar, nuk ka kush e mohon se supa e konservuar përmban aditiv që e përkeqëson gjendjen e celulitit. Por ka edhe diçka që e përkeqëson gjendjen, e kjo është sodiumi. Konsumimi i tepërt shkakton mbajtjen e ujit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
Djathi

 

Është e vërtetë se djathi e furnizon trupin me proteina, kalcium dhe shumë vitamina dhe minerale. Për fat të keq, djathi në fakt është i pasur me sodium. Lajmi i mirë është se mund të përcaktoheni për djathë me më pak sodium.

 

 

 

Image
Salcat

 

 

Të gjitha llojet e salcave secilën shujtë e bëjnë të jetë më e shijshme. A e keni ditur se shumica e salcave po ashtu përkeqësojnë gjendje e celulitit? Shumica prej tyre janë të mbushura me sheqer, por edhe me sodium.

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
Alkooli

Përkujdesuni që të pini alkool në sasi të kufizuara, jo më shumë s enjë gotë në ditë, nëse dëshironi që celuliti mos të ‘lulëzojë’. Kjo për faktin se alkooli mund t’i ngushtojë enët e gjakut në lëkurë, duke bërë që celuliti të duket edhe më keq.

 

 

 

 

(Kosova Sot)