Çaji nga kjo bimë është zgjidhje natyrale për këmbët e ënjtura

  • 29 March 2019 - 15:24
Çaji nga kjo bimë është zgjidhje natyrale për këmbët e ënjtura

Majdanozi zakonisht përdoret si erzë në kuzhinë, por kjo bimë është e qartë se ka edhe shumë veti shëruese. Është e pasur me vitamina A, B, C dhe K, si dhe me mineralet si hekur dhe kalium. Luan rol të rëndësishëm në parandalimin e efektit degjenerues të diabetit në mëlçi, ekuilibron nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon në ekuilibrin e peshës.

Pos kësaj, është dëshmuar se majdanozi ul rrezikun nga kanceri, mbron enët e gjakut, lufton kundër inflamacioneve në trup dhe e forcon sistemin imun nga sëmundjet e ndryshme - nga arteroskleroza, diabeti dhe kanceri në zorrë të trashë e deri te astma. Si ta përgatitni çajin nga majdanozi: Vloni ujin dhe e derdhni në gotë për çaj. Më pas shtoni një të katërtën e gjetheve të imtësuara të majdanozit.

E lini të pushojë për 5-7 minuta, procedoni dhe e pini. Duhet që çdo ditë të pini deri dy litra çaj majdanozi!

(Kosova Sot)