Çaj dhe tinkturë nga jargavani, ilaç popullor kundër shumë sëmundjeve

  • 30 March 2019 - 17:45
Çaj dhe tinkturë nga jargavani, ilaç popullor kundër shumë sëmundjeve

Për të qetësuar artritin, osteoartritin, dhimbjet në shpinë, ju nevojiten 3 gjethe të lulëzuara të jargavanit të bardhë, shtoni 0,5 litra ujë të valuar, e lini 3 ditë në frigorifer, pastaj e procedoni dhe e merrni 1 lugë tri herë në ditë, gjysmë ore para shujtave për 45 ditë. Pas tre muaj pauzë, përsëriteni procesin. Bronkitin mund ta shëroni edhe me tinkturë nga jargavani. Mbushni një kavanoz me lule jargavani dhe e mbuloni me vodkë deri në grykë. E mbani për 10 ditë në vend të errët në temperaturë të dhomës, e më pas e tretni çdo mbrëmje nga 30 ml në gotë të çajit të ngrohtë.

Tretjen e pini në gllënjka të vogla për 3 ditë. Çaji nga jargavani shëron edhe dhimbjen e dhëmbit. Ju nevojiten degë të thata ose të freskëta të jargavanit me 3-6 gjethe, i futni në 1 litër ujë, zieni për disa minuta të mbuluara, procedoni dhe për 5- 10 minuta shpëlani gojën. Tinktura me gjethe të jargavanit përdoret edhe për reumë dhe thembrat e thata. Gjethet e thata i përzieni në masën 1:10 me alkool dhe e mbani për 8-10 ditë në enë të mbyllur, më pas merrni 30 pika 2-3 herë në ditë dhe njëkohësisht aplikoni kompresa në vende të pezmatuara. Në pranverë një enë e mbushni plot me lule jargavani dhe mbushni 40 për qind me vodkë.

E lini për 2 javë në vend të ngrohtë. Këtë tinkturë mund ta përdorni për masazh na nyja ose, nëse jeni ftohur, tretni 20-30 pika në një gotë ujë. Në mjekësinë popullore, tinktura nga jargavani përdoret kur ju ushtojnë veshët, kolla, dhimbjet në stomak, diarreja dhe ndihmë te gurët në veshka. Merrni 1 lugë lule të thata dhe përzieni me një gotë ujë të valuar, procedoni pas 15-20 minuta sh dhe e pini 3-4 herë në ditë. Dhimbjet në mushkëri dhe fyt: - Përzieni në masë të njëjtë gjethe të jargavanit dhe lule kantarioni. Dy të tretat e kavanozit e mbushni me to dhe shtoni vodkë. E lini të pushojë një javë. Merrni 2 lugë në ditë para shujtave.

(Kosova Sot)