Dy karafila në ditë bëjnë çudinë për organizmin e njeriut

  • 01 April 2019 - 09:51
Dy karafila në ditë bëjnë çudinë për organizmin e njeriut

Karafilat janë erëzat më popullore në botë. Pos se janë të shijshëm, njihen edhe për efektin e tyre shërues.

Forcojnë sistemin imun

Karafili është një nga ushqimet më të mira për imunitet, sepse shtojnë sasinë e qelizave të bardha të gjakut në trup, që ndihmon të luftohet kundër infeksioneve. Kjo falë vitaminës C që e përmbajnë.

Përmirëson tretjen

Karafili mund të përdoret edhe si ilaç për tretjen, sepse shtojnë sekretimin e enzimave tretëse. Po ashtu, ulin mundimet. Duhet përmendur se janë të pasur me fibra, që përmirësojnë shëndetin e tretjes dhe parandalojnë kapsllëkun.

Shërojnë dhimbjen e dhëmbit

Kjo erëz përmban përbërës lokalë antiseptikë. Nëse vuani nga dhimbjet e dhëmbit, vendosni pak karafil në dhëmb për të eliminuar pakëndshmërinë.

Përmirëson mëlçinë

Mëlçia është përgjegjëse për detoksikim të trupit të njeriut dhe metabolizëm i ilaçeve që i marrim. Eugjenoli i pranishëm në vajin e karafilit përmirëson funksionimin e mëlçisë.

(Kosova Sot)