Dieta 'Brat': Ushqimi që zgjidh problemet me stomakun dhe me kilogramët

  • 01 April 2019 - 18:09
Dieta 'Brat': Ushqimi që zgjidh problemet me stomakun dhe me kilogramët

Dieta që mjekët dhe nutricistët ua sugjerojnë personave që kanë probleme në sistemin organeve të tretjes quhet në bazë të shkronjave të para të ushqimeve që përmbajnë pak fibra dhe lehtë treten. Në gjuhën angleze dieta quhet "BRAT", sepse përbëhet nga ushqimet që mund t'i konsumoni: banane, oriz të bardhë, komposto nga mollët dhe bukë të thekur. Kjo dietë është e butë dhe e dobishme, lehtë tretet dhe nuk përmban shumë yndyra as shije e kjo është me rëndësi mos të nxitë mundime. Ushqimet që mund t'i zëvendësojnë ushqimet e përmendura janë keksët, bollguri, vezët dhe mishi i pulës pa lëkurë. Ushqimin që duhet shmangur është ai i yndyrshëm dhe i përzhitur, si dhe pemët dhe perimet e papërpunuara, alkoolin dhe kafeinën.

SI NDIKON DIETA "BRAT"?

Kjo është dietë që sugjerohet gjatë diarresë dhe viruseve në stomak, e ushqimet luajnë rolin kryesor në shërimin e tyre. Bananet në rend të parë janë burim për qetësimin e stomakut. Niveli i lartë me kalium ndihmon në kompensimin e elektroliteve që mund të humben, si dhe pektina që ndihmon në absorbimin e lëngjeve në zorrë. Orizi, shkaku se përmban niseshte që treten lehtë, sidomos pa shtesa kur nuk ka sasi të shtuar të yndyrës që mund të jenë irrituese për stomakun dhe të prodhojnë ngërçe. Komposto nga mollët sikurse edhe bananet janë burim i mirë për pektinë.

Niveli i lartë në mollët e freskëta i bën të rënda për stomak, kështu që zierja e kësaj peme është mënyra e mirë t'i bëni të lehta për tretjen. Buka e thekur është ushqim nga gruri i përpunuar, kështu që si e tillë më e mirë është për natyrën e stomakut. Buka e thekur është treguar e dobishme në kthimin e ekuilibrit të organizmit dhe funksionimit të organeve për tretjen. Jogurti është produkti i vetëm i qumështit që preferohet te telashet me stomakun dhe vë ekuilibrin e baktereve në zorrë. Llogaritet si një probiotik i shkëlqyeshëm s i dhe kefiri që ka ndikim të ngjashëm.

(Kosova Sot)