Eliksiri natyral për aktivizimin e gjëndrave tiroide

  • 02 April 2019 - 18:32
Eliksiri natyral për aktivizimin e gjëndrave tiroide

Me ushqimin e shëndetshëm dhe të ekuilibruar, të pasur me vitamina B dhe A, përfshini edhe këtë pije të shëndetshme në regjimin tuaj të përditshëm, i cili më pas nxit punën e gjëndrave tiroide. Përbërësit: 7 gota ujë të filtruar; 1 gotë lëng natyral nga boronica e kuqe; ¼ e lugë xhenxhefil pluhur; ½ e lugës kanellë; ¼ e lugës arrmëyshku dhe ¾ e gotës lëng të freskët të shtrydhur nga limoni.

Përgatitja:

Valojeni ujin në pllakën e ngrohtë dhe para se të fillojë të valojë shtoni lëngun e boronicave të kuqe, më pas shtoni erëzat dhe e lini të valojë në temperaturë të ulët për 20 minuta. Kur të jetë ftohur në temperaturë të dhomës ia shtoni edhe lëngun e portokallit dhe limonit. Kjo sasi mjafton për një ditë.

(Kosova Sot)