Të ëmbla dhe të shijshme, ushqimet që luftojnë secilën sëmundje

  • 06 April 2019 - 18:50
Të ëmbla dhe të shijshme, ushqimet që luftojnë secilën sëmundje

Këto ushqime, pos se janë të lëngshme dhe të shijshme, janë të mbushura me vitamina, minerale dhe antioksidues, që ofrojnë kaq shumë veti të dobishme për organizmin e njeriut

Image

Mjedrat

Falë faktit se janë të mbushura me antioksidues, konsumimi i tyre mund të ndikojë në parandalimin e kancerit në ezofag, zorrë të trashë dhe në zverk.

Image

Mollët

Janë të pasura me flavonoide, pigmente dhe antioksidues. Në këtë mënyrë, mollët mund të reduktojnë rrezikun për astmë dhe për t’u prekur nga diabeti.

Image

Boronicat

Përgjegjës për ngjyrën e tyre të thellë është antocianina, lloj i flavonoideve që njihen për faktin se reduktojnë rrezikun për pikën në tru dhe kancer, sidomos në mushkëri.

Image

Dardhët

Fibrat e tretshme në këtë pemë ulin kolesterolin, normalizojnë shtypjen e gjakut dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës. Dardhët promovojnë edhe lëvizjen e rregullt të zorrëve.

Image

Rrushi

Rrushi përmban resveratrol, një antioksidues shumë i fuqishëm që ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut dhe rrezikun për droçka të gjakut e mban larg.

Image

Domatet

Glikopeni, një lloj i antioksiduesit që e hasim me të madhe në domate, e ul kolesterolin dhe ofron mbrojtje kundër llojeve të kancerit, sidomos të prostatës.

(Kosova Sot)