Ja si vepron gjalpi i kikirikëve në organizmin e njeriut

  • 05 April 2019 - 15:31
Ja si vepron gjalpi i kikirikëve në organizmin e njeriut

Gjalpi i kikirikëve është përplot me nutriente që ruajnë shëndetin, e përmban edhe vitamina E, magnez, hekur dhe vitamina B6, e studimet tregojnë s personat që e konsumojnë rregullisht pemët me lëvozhgë të fortë dhe gjalpin e kikirikëve në masë të madhe më pak rrezikohen nga diabeti, tipi 2. Kikirikët përmbajnë edhe fibra, shumë të dobishme për funksionimin e zorrëve dhe tretjes. Kalciumi dhe vitamina D të fshehur në kikirikë kontribuojnë në shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve. Në këtë mënyrë parandalohet rreziku për osteoporozë.

Pakëson oreksin dhe nxit humbjen në peshë

Secili që konsumon gjalpin nga kikirikët mund të falënderohet me linjën vitale, edhe përse nuk është ushqim dietal. Këtu bëhet fjalë për kombinimin me proteina dhe fibra që ulin nivelin e urisë.

Forcojnë kujtesën

Kikirikët janë ushqim për tru. Studimet kanë dëshmuar se vitamina B3, që është në kikirikë, ofron shumë dobi për shëndetin, që përfshin punën më të mirë të trurit dhe forcimin e kujtesës.

Mbrojnë zemrën

Kikirikët janë të pasur me yndyra të pangopura, që ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Konsiderohet se femrat që konsumojnë së paku pesë lugë gjalpë të kikirikëve në javë, për 44 për qind më pak rrezikohen nga sëmundjet e zemrës.

(Kosova Sot)