Kur t’ju mundon kapsllëku, konsumoni këto ushqime

  • 06 April 2019 - 08:34
Kur t’ju mundon kapsllëku, konsumoni këto ushqime

Një nga arsyet kryesore të kapsllëkut është lëvizja e ngadalshme e ushqimit nëpër zorrë. Në vijim ju sjellim disa ushqime që duhet konsumuar për të shmangur kapsllëkun.

Image

Lentet

Lentet janë përplot me fibra, që i shndërron në ushqime të shkëlqyeshme për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku. Lentet nxitin prodhimin e acideve të zinxhirit të shkurtë në zorrë që sigurojnë lëvizjen e zorrëve.

 

 

 

 

 

Image

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël është përplot me minerale dhe vitamina, e përmban edhe shumë fibra. Një patate mesatare përmban 4 gr fibra të patretshme. Studimet tregojnë se patatet e ëmbla përshpejtojnë lëvizjen e zorrëve.

 

 

 

 

Image

Fiku

Fiku është i pasur me fibra. Një porcion me fik të thatë prej 75 gr përmban 7,5 gr fibra, që janë 30 për qind të dozës së sugjeruar ditore. Studimi nga viti 2011 ka treguar se pasta nga fiku përmirëson jashtëqitjen gjatë kalimit nëpër zorrë.

 

 

(Kosova Sot)