Përgatiteni lëngun që vepron për humbjen në peshë

  • 07 April 2019 - 09:05
Përgatiteni lëngun që vepron për humbjen në peshë

Lëngu me mjaltë dhe me kanellë lehtë përgatitet, e përshpejton metabolizmin dhe ndihmon t’i hiqni kilogramët shtesë.

Përbërësit:

Dy lugë mjaltë;

Një lugë kanellë;

250 mililitra ujë.

Përgatitja:

Valojeni ujin, hidhni ujin e valuar sipër kanellës. Mbulojeni enën dhe e lini të pushojë derisa të ftohet. Mjaltin e shtoni kur të jetë ftohur lëngu. Gjysmën e lëngut e pini në mbrëmje, derisa pjesën tjetër e pini në mëngjes, në lukth të thatë.

(Kosova Sot)