Sumbullari shëron kancerin e mëlçisë dhe zorrës?

  • 07 April 2019 - 17:21
Sumbullari shëron kancerin e mëlçisë dhe zorrës?

Sumbullari (humulus lupulus) është një bimë që përdoret për ta bërë birrën më të shijshme, por shkencëtarët tani shpresojnë se ajo mund të përdoret për një qëllim më të dobishëm. Analizat kanë treguar se përbërësit e kësaj bime mund të vrasin qelizat e kancerit, si të atij të zorrëve, por edhe të mëlçisë. Por, studimi i bërë në Universitetin shtetëror të Oregonit është bazuar vetëm te qelizat në laborator dhe nuk ka analizuar se a ndihmon në këtë drejtim edhe konsumimi i birrës. 

Dy derivate të XN-it

Sumbullari, apo më saktë lulet e tij, përmbajnë një përbërës që quhet xanthohumol, apo shkurt XN. Rreth 20 vjet më parë, shkencëtarët kishin vërejtur se ky përbërës kishte potencial të luftonte kancerin. Por tani kërkuesit shkencorë kanë gjetur edhe dy derivate të XN që kanë veti të njëjta. Dhe, ata besojnë se përbërësit, të quajtur DXN dhe TXN - mund të jenë më efikasë edhe se vetë XN. 

Ndal rritjen e qelizave

Profesor Adrian Gombart, udhëheqës i studimit, thotë se XN është parë të ketë efekt ndalues në shumimin e disa llojeve të qelizave kanceroze. Dhe, në studimin aktual, shkencëtarët kanë demonstruar aftësinë e substancës XN që ta ndalë rritjen e qelizave dhe të vrasë dy linja të qelizave të kancerit të mëlçisë dhe dy linja të qelizave të kancerit të zorrëve. Profesori Gombart thotë se enzimat në mëlçi mund të zbërthejnë XN-në në fitoestrogjenin më të fuqishëm që njeh shkenca. Por DXN dhe TXN nuk metabolizohen në fitoestrogjene, thonë shkencëtarët. 

(Kosova Sot)